Njoftim

Institucioni i Këshillit të Qarkut Korçë njofton ndërprerjen e procedurës së konkurrimit për plotësimin e vendit të lirë të punës për pozicionin:
 
Specialist i Sektorit të Financës dhe Buxhetit,
 
për shkak se kandidatja Znj. Eliona Manoku, e cila ishte e vetmja që plotësonte kushtet dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen përkatëse dhe ishte kualifikuar për të vijuar në fazat e mëtejshme të procesit të vlerësimit, ka paraqitur kërkesë për t’u tërhequr nga konkurrimi.
Në këto kushte, Këshilli i Qarkut Korçë do të vijojë me rishpalljen e procedurës së konkurrimit për këtë pozicion pune.