Këshilli i Qarkut Korçë ka hapur thirrjet për regjistrim në projektin “20 Udhërrëfyes Turistikë Lokalë për Qarkun Korçë”.

Në përputhje me Ligjin Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar, Vendimin Nr. 51, datë 23.12.2024 “Mbi miratimin e Buxhetit të Këshillit të Qarkut për vitin 2025”, Ligji Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 93/2015 “Për turizmin” i ndryshuar, VKM-së nr. 692, datë 05.10.2016 “Për miratimin e rregullores “Kriteret për pajisjen me certifikatë për ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik, detyrat, përgjegjësitë dhe kodin e etikës së tyre”, Urdhri nr. 258, datë 15.7.2024 “Për miratimin e rregullores për programet e kualifikimit të udhërrëfyesve turistikë dhe procedurës për akreditimin e tyre”, Këshilli i Qarkut Korçë, në bashkëpunim me Universitetit Fan S. Noli – Departamentin e Historisë dhe Gjeografisë, shpall hapjen e aplikimeve për ndjekjen e programit të kualifikimit për “20 Udhërrëfyes Turistik Lokalë” për vitin 2025.
Ky projekt i cili do të realizohet në bashkëpunim me Universitetin “Fan S. Noli”, nëpërmjet moduleve të akredituara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, do të certifikojë 20 udhërrëfyes lokalë. 
Tarifa e plotë e pjesëmarrjes në module mbulohet PLOTËSISHT nga Këshilli i Qarkut.
 
DOKUMENTAT E NEVOJSHME PËR APLIKIM
– Diplomë e arsimit të mesëm ose e arsimit të lartë, së bashku me listën e notave (e noterizuar);
– Dokument që vërteton njohjen dhe aftësitë komunikuese në gjuhën e huaj (minimumi niveli
B2);
– CV dhe Letër motivimi;
– Dëshmi Penaliteti;
-Vërtetim banimi nga njësia administrative përkatëse;
-Fotokopje e kartës së identitetit;
– Fotografi për dokument (në format elektronik).
 
APLIKIMET & AFATET
Në fazën e parë, aplikimet dorëzohen vetëm në mënyrë elektronike përmes plotësimit të formularit
online në linkun më poshtë:
 Formulari i aplikimit (Google Form): 
https://forms.gle/w9UKFAYawhXHkjfY7
Deri më 10.09.2025
 
Pas përfundimit të aplikimit online, vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen për të
dorëzuar dokumentacionin fizikisht dhe datën për kryerjen e Intervistës pranë:
Këshilli i Qarkut Korçë
Adresa: Rr. “28 Nëntori”, Lagjia 7, Kodi Postar 7001, Korçë, Shqipëri
 Email: info@qarkukorce.gov.al