Mbledhje me Komitetin e Vlerësimit të Nevojave dhe Planifikimit të Shërbimeve Komunitare mbi aplikimin në Fondin Social pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

U mblodh Komiteti i Vlerësimit të Nevojave dhe Planifikimit të Shërbimeve Komunitare për të miratuar aplikimin në Fondin Social pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Këshilli i Qarkut Korçë, për vitin 2026 do të aplikojë në këtë Fond për dy projekte të rëndësishme.
Shërbime sociale e shëndetësore të përshtatshme të integruara për të moshuarit (në bashkëpunim me Bashkitë: Korçë, Maliq, Pogradec, Devoll, Pustec dhe Fondacioni Misioni Emanuel për Zhvillim dhe Integrim
Zgjerimi i shërbimit paliativ në Rajonin e Korçës
 
Këshilli i Qarkut do të vazhdojë të ketë prioritet kujdesin social duke orientuar gjithmonë e më shumë nevojat sociale reale të banorëve të qarkut.