Njoftim

Këshilli i Qarkut Korçë, në kuadër të projektit “Dita Ndërkombëtare e Kujdesit Paliativ”, fton operatorët e interesuar të paraqesin ofertat e tyre për realizimin e këtij projekti në datën 11.10.2025.
Operatorët e interesuar mund të tërheqin dokumentat e procedurës pranë institucionit të Këshillit të Qarkut Korçë.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 06.10.2025 ora 12:00, në zyrën e Arkiv-Protokollit, Këshilli i Qarkut Korçë.
Ofertat e paraqitura pas këtij afati do të refuzohen.
Ofertat do të hapen nga komisioni i vlerësimit në datën 06.10.2025 ora 13:00, në institucionin e Këshillit të Qarkut Korçë.