Në zbatim të Ligjit Nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore” dhe Ligjit Nr. 146/2014, “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, si dhe në kuadër të përgatitjes së Projekt–Buxhetit të Qarkut Korçë për vitin 2026,
Këshilli i Qarkut Korçë shpall thirrjen publike për mbledhjen e ideve “SMART” nga qytetarët, grupet e interesit, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët lokalë, në fushat e mëposhtme:
Bujqësia dhe zhvillimi rural
Trashëgimia kulturore dhe zhvillimi rajonal
Qëllimi i konsultimit publik
Ky proces zhvillohet në funksion të nxitjes së dialogut qytetar–institucional, me synim:
Rritjen e transparencës dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrjen vendore;
Promovimin e inovacionit dhe ideve të reja për zhvillim të qëndrueshëm rajonal;
Përfshirjen e komunitetit në përcaktimin e prioriteteve buxhetore të Qarkut Korçë për vitin 2026.
Si të merrni pjesë
Dorëzoni idenë tuaj duke përshkruar:
qëllimin e saj,
ndikimin e pritshëm,
përfitimet për komunitetin (deri në 500 fjalë).
Afati i fundit për dorëzim:
15 nëntor 2025, ora 12:00
Adresa e dorëzimit: info@qarkukorce.gov.al
Pse të merrni pjesë?
Mundësi për t’u bërë pjesë e procesit real të vendimmarrjes lokale;
– Kontribut konkret për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social të rajonit;
– Shans që ideja juaj të përfshihet në Projekt–Buxhetin e Qarkut Korçë 2026.

