Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse në institucionin e Këshillit të Qarkut Korçë ka përfunduar verifikimin paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të shpallura për konkurrim.
Për vendin vakant të pozicionit “Përgjegjës i Sektorit për Projektet e Zhvillimit”, ku kërkohet diplomë e nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional”, e përfituar në përfundim të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë, rezulton se nuk ka kandidatura që përmbushin kriteret për t’u përzgjedhur.