Institucioni i Këshillit të Qarkut Korçë, në zbatim të Kreut IV dhe V të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, ka përfunduar procedurën e verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në procedurën e konkurrimit, për pozicionin Specialist Inxhinier në Sektorin e Projekteve të Zhvillimit dhe Çështjeve Sociale. Verifikimi paraprak ka rezultuar pa kandidatë për pozicionin e shpallur vakant. Pozicioni shpallet i vlefshëm për konkurrim për pranim në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive.