Hapen regjistrimet – Projekti “Ambasadorët e Fshatit”

AMBASADORËT E FSHATIT –  “12 AMBASADORË  NË NXITJE TË TURIZMIT RURAL”

 

Pse nevojitet ky projekt?

Shumë zona rurale kanë potencial real për turizëm: peizazh, bujqësi, produkte tradicionale, gastronomi, histori, monumente, festa, artizanat, bujtina dhe mënyra autentike jetese. Problemi është se një pjesë e madhe e kësaj pasurie nuk është e identifikuar, e strukturuar dhe e komunikuar në mënyrë profesionale në mjedisin digjital.

Një turist sot e zbulon një destinacion para së gjithash nëpërmjet telefonit: kërkimit online, hartave, videove, fotografive, rrjeteve sociale dhe rekomandimeve. Një fshat mund të ketë një produkt shumë të mirë, një histori interesante ose një peizazh të veçantë, por nëse informacioni nuk ekziston ose është i fragmentuar online, potenciali i tij turistik mbetet kryesisht lokal.

Nga ana tjetër, të rinjtë janë ndër përdoruesit më aktivë të mjeteve digjitale, por përdorimi i tyre i përditshëm i Instagram, TikTok, fotografisë dhe videos nuk përkthehet automatikisht në aftësi profesionale për digital marketing dhe promovim territori.

Qëllimi

Të fuqizohen të rinjtë e zonave rurale me aftësi konkrete në digital marketing, storytelling dhe promovim turistik, duke i angazhuar ata në identifikimin, dokumentimin dhe promovimin e potencialit turistik, kulturor, natyror dhe ekonomik të fshatrave të tyre.

Produkti final është promovimi profesional i territorit rural nga vetë të rinjtë e tij.

SHTYLLA I

THIRRJA E HAPUR DHE PËRZGJEDHJA E AMBASADORËVE

Programi lançohet publikisht në faqen zyrtare të institucionit, Aplikimi realizohet nëpërmjet një Google Form, në mënyrë që procedura të jetë e thjeshtë, transparente dhe e aksesueshme.

Profili i kandidatit

Grupmosha: mbi 18 vjeç.

Kandidati duhet:

·       të jetë banor i fshatit ose të ketë lidhje të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshme me të;

·       të njohë komunitetin dhe territorin;

·       të ketë interes për turizmin, kulturën, natyrën, bujqësinë ose zhvillimin lokal;

·       të ketë aftësi bazë në përdorimin e smartphone-it dhe rrjeteve sociale;

·       të ketë interes për fotografi, video, storytelling ose komunikim;

·       të jetë i gatshëm të ndjekë të gjithë programin 2-javor të trajnimit;

·       të jetë i gatshëm të realizojë punë në terren pas trajnimit;

·       të komunikojë me banorë, fermerë, të moshuar, bujtina, artizanë dhe biznese;

·       të punojë në ekip;

·       të angazhohet për prodhimin e output-eve të projektit.

SHTYLLA II

PËRZGJEDHJA E FSHATRAVE

Jo çdo fshat duhet të përzgjidhet vetëm sepse ka një kandidat të mirë. Duhet të ekzistojë edhe potenciali territorial.

 

Village Selection Grid.

Fshati duhet të plotësojë disa nga këto karakteristika:

·       Potencial natyror: peizazh, male, pyje, liqen/lumë, burime, shtigje, biodiversitet apo elemente karakteristike të territorit.

·       Trashëgimi: arkitekturë tradicionale, objekte historike/fetare, histori lokale, këngë, valle, festa, rituale, receta ose mjeshtëri.

·       Ekonomi rurale: bujqësi, blegtori, prodhime karakteristike, produkte artizanale, përpunim ushqimor apo ferma familjare.

·       Potencial turistik: bujtina, restorante tradicionale, ferma të vizitueshme, shtigje, guida ose aktivitete që mund të zhvillohen.

·       Kapital njerëzor: banorë që mund të tregojnë histori, fermerë, artizanë, gra prodhuese, të moshuar me njohuri tradicionale etj.

·       Aksesueshmëri: mundësi reale për vizitorë për të mbërritur në zonë.

Por është shumë e rëndësishme që të mos përzgjedhim vetëm fshatrat që tashmë janë të njohur.

SHTYLLA III

TRAJNIM INTENSIV 2-JAVOR

Trajnimi zhvillohet nga profesorë/lektorë universiteti dhe profesionistë të fushës së digital marketing, turizmit dhe komunikimit, për një periudhë intensive prej dy javësh.

·       Java e parë fokusohet te “Learn”: çfarë është një destinacion rural, branding territorial, identifikimi i target audience, storytelling, digital marketing, social media strategy, fotografia/video me smartphone, copywriting, komunikimi etik dhe promovimi i trashëgimisë.

·       Java e dytë kalon te “Create”: të rinjtë punojnë mbi fshatin e tyre. Përgatisin fotografi, video, intervista, tekste, harta dhe mini-fushata, ndërsa pedagogët i mentorojnë dhe korrigjojnë.

SHTYLLA IV

Ku fokusohen ambasadoret :

·       Kronisti i Jetës së Përditshme dokumenton njerëzit dhe jetën autentike.

·       Reporteri i Bujqësisë & Blegtorisë evidenton produktet, fermat dhe proceset sezonale.

·       Zëri i Trashëgimisë interviston të moshuarit dhe dokumenton kujtesën, traditat dhe gastronominë.

·       Kuratori i Natyrës & Peizazhit evidenton asetet natyrore dhe eksperiencat outdoor.

·       Lidhësi i Agroturizmit identifikon bujtina, restorante, ferma, artizanë dhe aktivitete turistike.

·       Redaktori Digjital mbledh dhe përpunon materialet në një identitet të përbashkët.

SHTYLLA V

OUTPUT- DIGITAL VILLAGE KIT

Një paketë profesionale digjitale e fshatit që përmban:

1. Village Identity Profile
Historinë, karakteristikat, identitetin dhe elementet dalluese të fshatit.

2. Rural Tourism Map
Hartë me atraksionet, natyrën, bujtinat, fermat, prodhuesit, gastronominë dhe eksperiencat.

3. Village Story Bank
Fotografi profesionale/amatoreske të kuruara, video të shkurtra, intervista dhe histori të gatshme për publikim.

4. Human Memory Archive
Intervista me banorë dhe histori që rrezikojnë të humbasin.

5. Local Producers Directory
Fermerë, artizanë, prodhues dhe biznese të vogla rurale.

6. Agritourism Portfolio
Çfarë mund të shohë, bëjë, provojë dhe blejë një vizitor.

7. Social Media Content Pack
P.sh. 10–15 postime, 5 reels/videos dhe materiale të gatshme për përdorim institucional.

8. “Visit My Village” Video
Një video e shkurtër kryesore për çdo fshat.