PROGRAME IPA GREQI - SHQIPERI

PROGRAMI IPA CBC 2007-2013

Programi
Programi Interreg IPA CBC “Greqi – Shqipëri 2014 – 2020” u miratua nga Komisioni Evropian në 30/07/2015 me vendimin C (2015) 5482. Modifikimi i dytë i Programit u miratua nga Komisioni Evropian në 14/02 / 2018 me vendim C (2018) 559.
Buxheti
Buxheti total i alokuar për Programin (sipas Modifikimit të 2-të) është 54.076.734,00 Euro, nga të cilat 45.965.222,00 Euro (85%) është Mbështetje e Unionit dhe 8.111.512,00 Euro (15%) kundërpartia kombëtare.
Strategjia e përgjithshme e Programit Interreg IPA CBC “Greqi – Shqipëri 2014 – 2020” është gjetja e ekuilibrit midis zhvillimit të qëndrueshëm rajonal dhe rritjes së bashkëpunimit ndërkufitar midis popullatës lokale dhe institucioneve.
Zona e Kualifikuar
Zona ndërkufitare e pranueshme përhapet nga Deti Jon në Liqenet e Prespës.
GR: Njësitë Rajonale të Grevena, Kastoria, Florina, Arta, Thesprotia, Janina, Preveza, Zakynthos, Korfuzi, Kefallinia dhe Lefkada
AL: Rajonet e Vlorës, Gjirokastrës, Korçës dhe Beratit.
Objektivat Specifikë:
  1. Rritja e kapacitetit të infrastrukturës ndërkufitare në transportin, menaxhimin e ujit dhe mbeturinave.
  2. Rritja e efektivitetit të mbrojtjes së mjedisit dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore.
  3. Rritja e efikasitetit të energjisë dhe përdorimi i RES.
  4. Përmirësimi i  efektivitetit dhe parandalimit të rrezikut dhe menaxhimin e katastrofave me një fokus në zjarret në pyje.
  5. Ruajtja e  burimeve kulturore dhe natyrore si një parakusht për zhvillimin e turizmit në zonën ndërkufitare.
  6. Përmirësimi i kapacitetit ndërkufitar për të mbështetur sipërmarrjen, mbijetesën e biznesit dhe konkurrencën.
  7. Menaxhimi efektiv i përgjithshëm.
  8. Komunikimi dhe Publiciteti efektiv.