Në takim pune me përfaqësues nga bashkitë e Qarkut të Korçës për përgatitjen e Produkteve Turistike Rajonale që do të ekspozohen në Panairin Ndërkombëtar të Philoxenia-s në Greqi.
Rajoni i Korçës ka potencial të madh turistik kulturor, natyror, arkeologjik, potencial turzimi të eventeve, të kulinarisë etj, ndaj Këshilli i Qarkut të Korçës është angazhuar maksimalisht në krijimin e rrjeteve bashkëpunuese dhe mbështetëse ndaj të gjitha bashkive në mënyrë që turizmi të marrë përmasa rajonale.
Panairi në Philoxenia zhvillohet që prej vitit 1985 dhe është një mundësi e shkëlqyer për të njohur dhe bashkëpunuar me operatorë dhe partnerë të ndryshëm turistikë.
Juglindja – Më e mira e Shqipërisë!