Autonom Fest – Festvali i I-rë Folklorik Rajonal

U mbajt edicioni i parë i Autonom Fest, në nder të 10 Dhjetorit – Shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës.
Bashkimi i komunitetit të artistëve rreth propozimit të Kryetarit të Këshillit për krijimin e festivalit rajonal folklorik u finalizua me sukses me edicionin I-rë të Autonom Fest.
Me një program të pasur artistik me valle, këngë, iso, muzikë tradicionale e luajtur me instumenta dhe kostumet popullore, ansamblet shfaqën më së miri trashëgiminë e çmuar popullore. Autonom Fest na kujton rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe përcjelljen e identitetit tonë kulturor në brezat e ardhshëm. Kjo u reflektua nga pjesëmarrja ndërbreznore e artistëve që performuan.
Morën pjesë: 
Ansambli Folklorik “Kolonja”
Ansambli Folklorik “Devolli”
Ansambli Folklorik “Iliria AL”
Grupi Folklorik “Prespa”
Ansambli i Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”
Ansambli Folklorik “Skënderbeu