Me nismën e kryetarit, Z. Erjon Nexhipi, Këshilli i Qarkut Korçë në bashkëpunim me COD, mundësuan çeljen e ekspozitës së koleksionistit Mirgen Shamblli me titull: “Një Faqe Historie”.
Kjo ekspozitë u çel në nder të 108-vjetorit të shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës, në ambientet e Shtëpisë së Flamurit.
Vizitorët patën mundësinë të shohin dokumenta dhe foto që i përkasin segmentit kohor 1916-1920.
Dokumentacion, fotografi të patriotëve, pulla postare, kartëmonedha të Krahinës Autonome, letra dhe artikuj të gazetave të asaj periudhe etj.