“Night to Shine” Organizohet për Herë të Parë në Maliq

Për herë të parë në juglindje të vendit u organizua një aktivitet i veçantë për personat me aftësi ndryshe, të cilët shkelën mbi tapetin e kuq.
Ky aktivitet u organizua në Maliq nga organizata humanitare, biznese të zonës, institucione shtetërore dhe të rinj vullnetarë.
Plator Collaku nga Fondacioni “Hands of Providence” tregon se “Night to shine” organizohet në mbi 56 vende të botës, ku pjesëmarrës janë mbi 600 mijë të ftuar e ku vëmendja kryesore është tek fëmijët me aftësi ndryshe.
Në këtë event mori pjesë Kryetari i Këshillit, z. Erjon Nexhipi, i cili vuri theksin tek aftësitë dhe talentet e veçanta që kanë këta persona.